Site icon Telegrafi

Baba i binjakeve në moshën 71-vjeçare

Richard Roden, saldator në pension është martuar me 25-vjeçaren dhe vetëm pak ditë më parë ka festuar sjelljen në jetë të dy fëmijëve Emily e Ruby.

Ai rrëfen se si reagojnë njerëzit kur ai u thotë se dy vogëlushët nuk janë mbesat e tij, por vajzat.

"Është më e thjeshtë të jesh baba në këtë moshë, kam më shumë eksperiencë krahasuar me shumë vite më parë", ka thënë ai për The Sun. Richard, përveç binjakeve ka edhe 10 fëmijë të tjerë nga dy martesat e mëparshme.

"Unë dhe Lisa mendojmë të kemi edhe një fëmijë tjetër, plan ky për dy vitet e ardhshme"- rrëfen 71-vjeçari , duke shtuar se ka vetëm 3 djem dhe do t’i pëlqente të kishte edhe një tjetër. /sun/shekulli/telegrafi/

Exit mobile version