Site icon Telegrafi

B-Girl Ami e Japonisë fiton medaljen e parë të artë në historinë olimpike në Breakdancing

Ami Yuasa e Japonisë, e cila konkurroi me emrin B-Girl Ami, fitoi medaljen e parë të artë në historinë olimpike në Breakdancing, teksa mposhti B-Girl Nicka — Dominika Banevic nga Lituania me rezultat 3-0.

Breakdancing është futur për herë të parë në histori në Lojërat Olimpike dhe japonezja fitoi medaljen e parë.

Yuasa fitoi të tre raundet në sytë e gjyqtarëve kundër 17-vjeçares mrekullibërëse evropiane për të fituar medaljen historike.

25-vjeçarja japoneze është kampione botërore dy herë në Red Bull BC One – dhe tani, ajo është një fituese e medaljes së artë olimpike.

Banevic, e cili është kampioni në fuqi i botës, fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa B-Girl 671 e Kinës (Liu Qingyi) fitoi medaljen e bronztë. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version