Rrjeti më i madh i dyqaneve të teknologjisë dhe teknikës AZTECH Electronics, hap dyqanin e 20-të në qytetin e Rahovecit, sot me datë 7 korrik 2017, duke filluar nga ora 16:00. Si rezultat i hapjes, AZTECH ka vendosur të sjellë çmime dhe oferta të leverdishme për çdo konsumator të këtij rajoni. Andaj, ju ftojmë që të vizitoni dhe të jeni pjesë e hapjes dhe ahengut që do të mbahet me këtë rast.
AZTECH, duke ofruar teknikë nga A deri në Z, ka zgjeruar rrjetin duke u bërë pjesë e qytetit të rrushit, Rahovecit. Ky zgjerim ka ardhur si rezultat i kërkesës së klientelës edhe nga kjo pjesë e Kosovës. Formati i lokalit ka të inkuadruar pajisje nga të gjitha kategoritë si: TV, IT, Telefona, Teknikë e bardhë, pajisje për ftohje, pajisje elektroshtëpiake, dhe ato të përkujdesit personal.
Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Gojart Shaqiri u shpreh shumë i kënaqur me këtë arritje ku në mes të tjerash theksoi që “AZTECH si kompani Kosovare e themeluar në vitin 2009, ka për qëllim rritjen dhe zgjerimin e vazhdueshëm duke mundësuar vende të reja të punës. Gjë që arrihet duke sjellë, risi, çmim dhe artikuj adekuat në tregun Kosovar”. Vlen të ceket që, sot Aztech është lider me rrjetin më të madh të dyqaneve elektroshtëpiake në Kosovë, duke numëruar 20 dyqane të shitjes me mbi 140 punonjës. Vlerat e kompanisë janë kryesisht të drejtuara tek kujdesi ndaj klientit dhe profesionalizmi brenda pikave të shitjes.
Për një fillim të mbarë, AZTECH ka sjellë një SUPEROFERTË vetëm për këtë pikë të shitjes. Prandaj, vizitoni pikën e re dhe përfitoni nga çmimet e jashtëzakonshme.
Hapja e dyqanit të 20-të shënohet sot e Premte, me datë 7 korrik, në ora 16:00 në rrugën e UCK-së, Rahovec.
Ejani të festojmë së bashku.