Duke qenë lider ne tregun Kosovar me rrjetin më të madh të dyqaneve elektroshtëpiake me gjithsej 17 pika të shitjes në tërë territorin e Kosovës si dhe duke i qëndruar besnik çdo herë klientëve për mbi 7 vite me radhë, kompania Kosovare AZTECH ka fituar titullin SUPERBRANDS për vitin 2016.
Si rezultat i punës profesionale nga stafi i AZTECH, kompania ka arritur të sjell në tregun Kosovar llojllojshmëri të markave të njohura botërore, të organizoj aktivitete dhe kampanja shumë të suksesshme.
Vizioni i kompanisë AZTECH është të ofroj mallra dhe shërbime me çmime shumë të favorshme për klientët potencial duke ofruar mundësi të ndryshme pagese edhe me këste me shumicën e bankave komerciale në vend.
Së fundmi kompania AZTECH ka lansuar kampanjën “SUPER ZBRITJA” e cila do të jetë e vlefshme vetëm për datat 3, 4, dhe 5 qershor.
Me këtë kampanjë kompania AZTECH ka ofruar çmime të jashtëzakonshme në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për klientët e saj. /Telegrafi/