Telegrafi

Azpilicueta: Do ta rivalizojmë deri në fund Cityn për titull

during the Premier League match between Chelsea and Watford at Stamford Bridge on October 21, 2017 in London, England.

Mbrojtësi spanjolle, Cesar Azpilicueta nuk përjashton mundësinë që Chelsea të ndjekë Manchester Cityn deri në fund në luftën për titull.

Skuadra e Pep Guardiolas ka një rekord prej gjashtëmbëdhjetë ndeshjeve rresht të fituara dhe aktualisht janë 11 pikë larg ndjekësve në krye të tabelës.

Por, mbrojtësi i Chelseat, Azpilicueta mendon se Blutë janë të aftë të rivalizojnë rivalët e tyre nga veriu i Anglisë në luftën për titull.

“Ka një mundësi që ne mund ta bëjmë këtë. Ne duhet të besojmë”, ka thënë fillimisht Azpilicueta.

Azpilicueta është njëri nga lojtarët kryesor të Chelseat në vitet e fundit (Getty Images)

“Kur ishim në krye të sezonit gjatë sezonit të kaluar, ju mund të ndjeni se ekipet e tjera vazhdojnë të fitojnë dhe të na bëjnë presion”.

“Është e vërtetë se ajo që po bën City është e pabesueshme. Ata janë duke thyer rekorde”.

“Në dhjetë ndeshjet e fundit, ne kemi fituar tetë, kemi barazuar një dhe kemi humbur një, por jemi prapa më shumë se para se të fillonin këto 10 ndeshje! Është e vështirë për ta analizuar atë në këtë mënyrë”.

“Ne duhet të shikojmë veten, të vazhdojmë dhe të vendosim presion mbi ta”, përfundoi mbrojtësi spanjoll i Bluve. /Telegrafi/