Telegrafi

Azpilicueta ‘pi’ kafen e mëngjesit me trofeun e Ligës së Kampionëve  

Cesar Azpilicueta ka gdhirë mëngjesin dhe po e pi kafen së bashku me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.

Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.

Lexo po ashtu Nga festa e Tuchel me shampanjë deri tek kërcimet e skenat akrobatike të lojtarëve, çmenduri në zhveshtoren e Chelseat

Njëri nga më meritorët në këtë triumf ishte padyshim edhe kapiteni, Azpilicueta, i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe motivuesi i ekipit.

Ishte pikërisht Azpilicueta, i cili ngriti lartë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe festa ishte e madhe gjatë mbrëmjes së djeshme.

Lexo po ashtu Kapiteni i Chelseat, Azpilicueta: Havertz e meriton, doja ta fitoja këtë trofe dhe ia arrita

Megjithatë, spanjolli ka gdhirë mëngjesin me trofeun e Ligës së Kampionëve dhe e ka ulur në një karrige, duke aluduar se po pi një kafe së bashku me të.

“Mirëmengjesi”, ishte përshkrimi i shkurt i Azpilicuetas në rrjetet sociale, aty ku postoi edhe fotografinë. /Telegrafi/