Cesar Azpilicueta ka gdhirë mëngjesin dhe po e pi kafen së bashku me trofeun e Ligës së Kampionëve.
Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.
Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.
Njëri nga më meritorët në këtë triumf ishte padyshim edhe kapiteni, Azpilicueta, i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe motivuesi i ekipit.
Ishte pikërisht Azpilicueta, i cili ngriti lartë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe festa ishte e madhe gjatë mbrëmjes së djeshme.
Megjithatë, spanjolli ka gdhirë mëngjesin me trofeun e Ligës së Kampionëve dhe e ka ulur në një karrige, duke aluduar se po pi një kafe së bashku me të.
“Mirëmengjesi”, ishte përshkrimi i shkurt i Azpilicuetas në rrjetet sociale, aty ku postoi edhe fotografinë. /Telegrafi/