Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, u pa duke bërë disa veprime në drejtim të tifozëve të Leeds United gjatë ndeshjes së tyre në Ligën Premier në Stamford Bridge.
Blutë siguruan një fitore dramatike 3-2 kundër skuadrës së Marcelo Bielsa të shtunën pasdite pasi Jorginho shënoi golin e fitores në minutën e 90+4.
Ishte një fillim premtues për Leeds. Në minutën e 28-të, Raphinha hapi rezultatin nga penalltia, por shifrat u barazuan 1-1 nga Mason Mount.
Azpilicueta vs Leeds fans.
My captain 💙 #CFC pic.twitter.com/kDpTPL92l2
— ChelseaHQ (@ChelseaHQ_) December 11, 2021
Në pjesën e dytë, skuadra e Thomas Tuchel e përmbysi rezultatin 2-1 në minutën e 58-të, kur Jorginho realizoi nga pika e bardhë.
Dhe me 20 minuta të mbetura, mbrojtësi Andreas Christensen u fut në lojë për kapitenin e Chelseat, Azpilicueta, me këtë të fundit që ndaloi për disa çaste para tifozëve mysafirë.
Talenti i Leeds, Joe Gelhardt shënoi golin e tij të parë për bardhezinjtë për të barazuar rezultatin 2-2, por Jorginho riktheu epërsinë për blutë. /Telegrafi/
Capitano🇪🇸 pic.twitter.com/8lL7EiKan3
— LouiNewbold (@NebwoldJ) December 11, 2021