Site icon Telegrafi

Azpilicueta nuk dëshiron largimin nga Chelsea

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta, thotë se nuk e ka në plan të largohet nga Stamford Bridge.

26-vjeçari iu bashkua Chelseat nga Marseille më 2012 dhe është shndërruar në një nga lojtarët kyç të klubit londinez.

Spekulimet për një rikthim në Francë janë shtuar gjatë javëve të fundit, por spanjolli ka thënë se do që të qëndrojë te Chelsea edhe për disa vjet.

“Planifikoj të qëndroj edhe për disa vjet te Chelsea. Jam i lumtur. Nuk po mendoj të largohem. Po mendoj vetëm që të luajë për ‘Blutë’”, ka thënë ai për “RMC”, transmeton koha.net.

Azpilicueta ka më shumë se 160 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat pas transferimit nga Olympique Marseille. /Telegrafi/

Exit mobile version