Telegrafi

Azpilicueta: Marseille më përgatiti për Chelsean

“Këtu është më shumë lojë fizike dhe me ritëm më të lartë.

Nganjëherë, në pjesën e dytë, lojtarët bëhen pak si të inatosur, por dy vitet e mia te Marseille më kanë ndihmuar që të adaptohem. Presioni është i njëjtë si atje”.

“Te Marseille, duhej ta fitonim çdo ndeshje. Kjo kërkohet edhe këtu te Chelsea, por dallimi qëndron se këtu luajmë për të fituar çdo trofe të mundshëm”.

“Unë erdha këtu për këtë dhe që të rritem si lojtar”, ka thënë Azpilicueta për L’Equipe. /Telegrafi/