Cesar Azpilicueta nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Chelseat, pasi të enjten i ka dhënë lamtumirën ekipit londinez mes lotësh.
Në një video të postuar nga Chelsea në Twitter, Azpilicueta nuk mund t’i mbajë lotët derisa bën të ditur largimin dhe falënderon të gjithë.
33-vjeçari ka qenë pjesë e Chelseat prej vitit 2012, ndërsa edicionin e fundit ka bartur shiritin e kapitenit.
He won it all. 👏 pic.twitter.com/kWhrEO3zZd
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 6, 2023
Ai me fanellën e Chelseat ka fituar 9 trofe, përfshirë dy tituj kampioni të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.
𝒴𝑜𝓊 𝒸𝒶𝓁𝓁𝑒𝒹 𝓂𝑒 𝒟𝒶𝓋𝑒, 𝐼’𝓁𝓁 𝒶𝓁𝓌𝒶𝓎𝓈 𝒸𝒶𝓁𝓁 𝓎𝑜𝓊 𝒽𝑜𝓂𝑒 💙 pic.twitter.com/hSAk2DS7h8
— César Azpilicueta (@CesarAzpi) July 6, 2023
Pas largimit nga Chelsea, Azpilicueta do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, te skuadra e Atletico Madridit. /Telegrafi/