Telegrafi

Azpilicueta: Chelsea e mësuar me presionin

Të shtunën Blutë i dhanë fund serisë së katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat duke e mposhtur Wiganin me rezultat 4-1 në Stamford Bridge.

“Ne gjithmonë kemi presion, ne e dimë që duhet ta fitojmë çdo ndeshje që luajmë. Besimi në skuadër ka rënë pak, por edhe kur shënuan ata, në vend se të ktheheshim në mbrojtje, ne reaguam shumë mirë”.

“E dimë që duhet ta zëmë një vend në top katërsh për hir të stabilitetit të klubit”, ka thënë Azpilicueta. /Telegrafi/