Site icon Telegrafi

Azizi: Jemi me ty komandant Ali Ahmeti (Foto)

Këtë fundjavë, Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka caktuar një tubim të saj në komunën e Çairit, ku pritet që para të pranishmëve të flet edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, deputetja më e re e kuvendit të Maqedonisë, që është nga radhët e BDI-së, Kaltrina Azizi u bën thirrje të rinjve që të marrin pjesë në këtë aktivitet të Rinisë së BDI-së.

Ajo kërkon që të rinjtë të dëshmojnë se janë përkrah Ali Ahmetit, që sipas saj, qysh në moshë të re, është bërë pjesë e lëvizjeve kombëtare e çlirimtare.

Sipas Kaltrina Azizit, Ali Ahmeti ia kushtoi rininë e tij, lirisë dhe mirëqenies sot./Telegrafi/

Exit mobile version