Salihu këto komente i bëri në një intervistë për Zëri, ku ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë me gjendjen ne të cilën thotë se e kanë lënë institucionet.
Ai publikisht ka shqyer dekoratën e presidentes Atifete Jahjaga, duke thënë se mirënjohje është mbushur dhe se nuk i duhen ato kur nuk mund t’ua plotësojë kërkesat elementare fëmijëve të tij.
“Mirënjohje e dekorata jam mbushur. Edhe pse i çmoj, çka më duhen ato kur sot jetoj në një situatë kur as para për kafe me shoqëri nuk kam. Sot fëmijëve të mi nuk mund t’ua plotësoj asnjë kërkesë”.
“Këto institucione nuk më ndihmojnë, asnjë kërkesë timen uk ma përmbushin. Boll më, nuk po mund të nduroj”, u shpreh Salihu për Zëri. /Telegrafi/