Site icon Telegrafi

Aziz Salihu pa kulm mbi kokë

Dy fëmijë i ishin vënë prapa në sheshin e Prishtinës "Nëna Terezë", duke i kërkuar lëmoshë. Në mendjen e fëmijëve nevojtarë, fare pak të informuar, ai si një sportist i madh dhe një personazh i emisioneve të shumta në TV, do të duhej të ishte njeriu i qëlluar për t’ua gëzuar zemrën. Por, shpejt fëmijët ulin kokën dhe largohen të dëshpëruar. Më i dëshpëruar se ata, është legjenda e boksit Aziz Salihu.

"E sheh, fëmijët më vijnë prapa, kujtojnë se unë kam para dhe mund t’i gëzoj, por jam gati si ata, në gjendje të mjerë", ka thënë Salihu për Kohën Ditore.

Ai duket i lodhur, i rraskapitur nga gjendja sociale që po e përcjell tash e sa vjet pas luftës.

"Nuk më ka shkuar mendja se do të vijë kjo ditë, ku nuk do të kem as kulm mbi kokë, as të ardhura, asnjë anëtar të familjes të punësuar. E assesi jo, që familjes t’i vihet në pikëpyetje edhe kafshata e gojës", thotë njeriu që më 1984 fitoi medaljen e bronztë olimpike në Los Angeles./Telegrafi/ 

Exit mobile version