Site icon Telegrafi

Aziz Salihu organizon turne për Ibrahim Rugovën

Salihu thotë se turneu do të mbahet më 27 shtator nga ora 17:00, ndërsa ka dy alternativa për vendin se ku do të mbahet. Nëse mban mot i mirë, atëherë do të organizohet në ambient të hapur në sheshin "Zahir Pajaziti", ndërsa nëse ka shi do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

"Përgatitjet po shkojnë mjaft mirë. Askush nuk mund të më pengojë që të organizoj turneun e parë ndërkombëtar ‘Ibrahim Rugova’, për njeriun e pavarësisë, njeriun që e ka dashur i gjithë populli. Do t’ia bëj turneun ashtu si i ka hije, që të gjithë të pranishmit të ndahen të kënaqur", ka thënë Salihu të martën në konferencë për media. Sipas Salihut, deri më tash kanë konfirmuar ardhjen boksierë nga dhjetë shtete të ndryshme.

Turneu për presidentin Rugova është dashur të mbahej më herët, por Salihu e ka shtyrë për më vonë për shkaqe financiare. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version