Legjenda e boksit shqiptar Aziz Salihu, ka mbërritur në Kosovë.
Pas shtrirjesh për disa muaj në Turqi pas rëndimit të shëndetit, Aziz Salihu pak minuta më parë është rikthyer në Kosovë, për të vazhduar rehabilitimin.
Salihu ka ateruar në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, teksa është pritur me entuziazëm nga qytetarë që qëlluan në ato momente në aeroport.
Ai është pritur nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ku është mbajtur edhe një konferencë për shtyp.