Sipas Gazetës Shqiptare, biznesmeni, ka hedhur poshtë kategorikisht akuzën e vrasjes, duke pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale. Të njëjtin qëndrim e mbajti dhe avokati i tij mbrojtës. Për prokurorinë, ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por biznesmeni e ka goditur qëllimisht 21-vjeçaren për ta vrarë.
“Me Emmyn kam pasur një lidhje dy vjeçare. Kisha synim të shkëputesha prej saj, sepse kam nisur një lidhje të re. Natën e ngjarjes kam shkuar në ambientet e lokal ‘Venue’, ku do të takohesha me këngëtaren Emmy për t’i lënë një porosi. Me vete kisha të dashurën tjetër. Jam larguar pasi doja të evitoja sherrin mes Emmyit dhe të dashurës sime, kam dalë tek parkingu dhe kam hipur në makinë. Aty ka mbërritur Emmy dhe ka nisur të debatojë. Për të evituar zënkat, kam mbyllur xhamin e makinës dhe jam larguar. Nuk e kam vënë re që këngëtarja ishte kapur te makina dhe është përplasur", ka theksuar biznesmeni.
Pasi dëgjoi pretendimet e të dyjave palëve, gjykata vendosi të lërë në burg biznesmenin Kelmendi, të paktën deri në një vendim të dytë nga Apeli. /Telegrafi/