Site icon Telegrafi

Azilkërkuesit në Kosovë me apartamente banimi (Video)

Të kërkosh azil në Kosovë në Qendrën për Azilkërkues në fshatin Magure do të thotë të pajisesh me apartament banimi.

Kjo është një nga mënyrat e jetesës për azil në këtë qendër .

Fitim Zatriqi, udhëheqës i Qendrës për Azilkërkues, thotë se aktualisht në Kosovë kanë kërkuar azil rreth 44 persona, përkundër kapacitetit prej 100 persona që posedon kjo qendër

“Varësisht ku ka kërkuar azil personit i merren gjurmët e gishtërinjëve, i bëhet fotografimi dhe mbushet formulari inicial për azil”, tha ai për Tribuna Channel.

Aktualisht kjo qendër akomodon pesë azilkërkues nga Siria dhe Afganistani.

Por, si përfundojnë këta azilkërkues në këtë qendër na tregon udhëheqësi i saj.

Apartamentet, kuzhina, lavanderia, kopshti për fëmijë, biblioteka, kurset e gjuhës…., janë vetëm disa nga kushtet që posedon ky objekt. /Tribuna/

Exit mobile version