Telegrafi

Azilkërkuesi libian sulmon fizikisht administruesin e qendrës së azilit në Vizbeg

Një azilkërkues nga Libia ka sulmuar fizikisht punëtorin e Qendrës së pranimit të azilantëve në Vizbeg të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Z.Ç (41) ka raportuar se është sulmuar dhe goditur me grushta nga M.M nga Libia.

Arsyeja e sulmit fizik është mjaft banale. M.M ka kërkuar nga Z.Ç që t’ia dhuroj pallton e tij, por pasi që punëtori administrativ ka refuzuar, ka ndodhur edhe sulmi fizik./Telegrafi/