Telegrafi

Azilkërkuesi kosovar vjedh televizorin dhe e dërgon në Kosovë

Përgjegjësit e kampit e kanë vërejtur se televizori në dhomën e një kosovari 33-vjeçar po mungonte.

Kur e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur, kosovari është përgjigjur: “Moti e kam dërguar në Kosovë, pasi e kam çmontuar”.

Autoritetet e kampit vlerësuan se dëmi është 350 euro.

Nuk është e qartë nëse azilkërkuesi kosovar duhet ta kompensojë atë.