Telegrafi

Azhderski: Subvencionet e drejtpërdrejta për bujqësi, kanë krijuar fermerë përtacë

Nëse mendohet plus/minus, subvencionet bujqësore nuk kanë efekt, por nëse i analizojmë me degë apo veprimtari, dikund kanë. Përsëri, është fakt se rendimenti nuk është rritur, fondi i blegtorisë nuk është në rritje, ndërsa, për fat të keq, nuk ka arritje në asnjë aspekt social, vlerëson profesori Jovan Azhderski nga Fakulteti për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Jam i sigurt se nga viti në vit, prej se janë rritur subvencionet, prodhimtaria dikund është e njëjtë, ndërsa dikund është zvogëluar shumë.

Benefitet ekonomike ose rezultatet nga mbështetja e madhe nënkupton 150 milionë eurot e dhëna të japin 300 milionë euro prodhimtari. Kjo quhet efektivitet, çka tani nuk është rasti”, vlerëson profesori.

Ekipi shkencor, i cili përfshin gjithsej 16 profesorë nga FSHBU, në mesin e gamës së masave, siç informon Azhderski, sugjeron edhe futjen e një çmimi të kostos për të gjitha produktet bujqësore, si dhe rajonalizimin bazuar në tokë, kushtet klimatike, relievin. /Telegrafi/