Site icon Telegrafi

Azeti për djegien e pikës së pagesës për autostradën: Kështu ndodh kur tentohet të ngritet kufiri mes shqiptarëve

Azet...

Hip hop superylli shqiptar me famë në mbarë Evropën, Azet, po qëndron në Kosovë.

Dhe qëndrimi në Kosovë pa shkuar në Shqipëri nuk ka kuptim dhe kështu Azet mori rrugë për në Tiranë.

Ajo që i la përshtypje gjatë udhëtimit të tij me veturë ishte djegia e ndalesës pas vendosjes së tarifës për shfrytëzimin e autostradës, e cila ndodhi pas një proteste të ashpër të banorëve kuksianë.

“Kështu ndodh kur tentohet të vihen kufinj mes shqitparëve”, theksoi Azet.

Reperi shqiptar që është lindur në Kosovë, por u shpërngul gjatë luftës në Gjermani ka ndjenjë të veçantë për shqiptarët.

Së fundmi reperi ka shijuar sukses të hatashëm me albumin “Fast Life” ku kanë dalë disa hite si “Uberlebt”, “Qa bone” dhe “Gjynah”.

Ai pritet të mbajë një turne tri mujor në Kosovë duke performuar në shumë vende, teksa nga shtatori do të performojë në gjithë Gjermaninë ku në shumicën e koncerteve i ka biletat e shitura. /Telegrafi/

Exit mobile version