Reperi i njohur Azet ka më pak se 24 orë që ka publikuar këngën e tij më të re.
“Bona” titullohet projekti i tij më i ri muzikor, i cili vjen në bashkëpunim me DJ Gimi-O.
Për këngën e cila është verore e zhanrit, kanë punuar producentët: Paix, Lolo79, Menju, dhe DJ Gimi-O, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Azet.
Përveç këngës, një vëmendje të madhe ka marrë edhe klipi, i cili është vërtetë i veçantë.
Xhirimet e klipit “Bona”, Azet vendosi t’i realizojë në Kosovë, përkatësisht në ambientet e qendrës së madhe tregtare, “Prishtina Mall”.
Klipi nis në hyrje të objektit, ku dyshja interpretojnë fillimin e këngës, për të vazhduar më pas me shëtitjen me veturë në ambientet e brendshme, një xhiro te cartingu dhe më pas disa skena te një prej hipermarketeve brenda “Prishtina Mall”.
Qendra më e madhe tregatre në Kosovë ka tash e sa kohë që është shndërruar në atraksionin e ri turistik në vend, ddhe ka tërhequr tashmë vëmendjen edhe të yjeve të muzikës për shfrytëzimin e ambienteve për të xhiruar spotet e tyre. /Telegrafi/