Telegrafi

Azet vjen në Kosovë me të dashurën e tij? – kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën

Azet (Foto: Instagram)

Ai është kthyer në një nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor gjerman e po ashtu edhe në atë shqiptar.

Fjala është për reperin Azet, i cili me prejardhje është nga Podujeva por që jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Gjermani.

Ai së fundmi është rikthyer në Kosovë, por kësaj radhe nën shoqërimin e një vajze që duket se është partnerja e tij.

Sipas Prive, e dashura e re e Azet është Kaltrina Konxheli – ndonëse deri më tani emër i panjohur për publikun.

Lexo po ashtu Tayna së shpejti do të sjellë këngë me reperin Azet

Thuhet se dyshja në Prishtinë kanë zbarkuar për dy arsye, për të kaluar kohë me familjen e artistit e po ashtu për të përfunduar edhe disa nga projektet e tij.

Foto: Instagram

Granit Musa (emri i vërtetë) mes tjerash po xhiron edhe klipin e ri që do e ketë në bashkëpunim me reperen nga Prizreni, Tayna.

Sidoqoftë, ai po shijon edhe sukseset e këngëve të reja si: “Unë jam” dhe “Aventador”. /Telegrafi/