Telegrafi

Azet me tjetër mbrëmje rekord në Pejë, fansat e bllokojnë te Hotel Dukagjini

Azet ka performuar për herë të dytë në Pejë mbrëmjen e të premtës, por ishte sikurse të jetë mbrëmja e parë.

Reperi shqiptar që është shndërruar në një sensacion jo vetëm në Gjermani, por në mbarë Evropën, ka vazhduar me turneun e tij.

Azet duke performuar

Ai performoi në Space Club, vetëm pak ditë pasi performoi në Transit Club, duke stërmbushur përtej kapacitetit këto dy klube të mëdha nga Peja.

Fansat në pritje të Azet para Hotel Dukagjinit, hoteli i preferuar i reperit

Edhe të premtën Azet pati publik të jashtëzakonshëm që performoi bashkë me të këngët e tij, mirëpo pasioni i adhuruesve për të në secilin qytet është evident, e sidomos në Pejë.

Momenti kur ai pritet nga fansat, mezi ia del të futet në veturë

Ai qëndroi në Hotel Dukagjini që është hoteli i preferuar i tij në Pejë, teksa me të dalë nga hoteli ai u prit nga qindra adhurues të cilët e bllokuan në tentim për të hyrë në veturë dhe për t’u larguar drejt klubit ku do të performonte.

Azet u përcoll nga adhurues, ku mori dhurata të shumta.

Edhe pas performancës ai u përcoll nga adhurues në autostradë dhe të gjitha këto momente i bëri publike reperi, i cili pranon edhe dhurata me motive patriotike, pasi për to edhe këndon në shumë këngë të tij.

Azet aktualisht po shijon suksesin e këngës pa videoklip, “Nike Pullover”, që arriti një milion klikime për dy ditë. /Telegrafi/