Telegrafi

Azet sjell këngën e re “Gotat”

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, është kthyer me projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re të quajtur “Gotat”, që është një përzierje në interpretim të gjuhës gjermane dhe shqip.

Projekti ritmik tashmë është i publikuar në YouTube në kanalin zyrtar të KMN Gang.

Azet dhe Jetmir Agaj (Foto: YouTube)

Producimi i kësaj kënge është bërë nga Voluptyk dhe Jugglerz me video të realizuar nga produksioni Entermedia.

Lexo po ashtu Albi dhe Azet vijnë me një tjetër këngë të re "Bleiben Wach"

Besohet se ky projekt i Azetit do të jetë një hit veror dhe veçse kanë filluar komentet e reagimet pozitive.

Azet (Foto: YouTube)

Pjesë e këtij projekti është edhe producenti Jetmir Agaj, me të cilin Azet bashkëpunon prej vitesh.

“Gotat” e Azet vjen pas dy dueteve të fundit që solli me të vëllanë, Albin si dhe këngën “Hayat” me Bardhin. /Telegrafi/