Reperi i njohur shqiptar me famë në Gjermani, Azet, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Aventador” mban titullin kënga e tij e re, e cila vjen në bashkëpunim me artisten gjermane Larose.
Kënga është ritmike në zhanret RnB dhe hip-hp dhe vjen për fansat në gjuhën gjermane.
“Aventador” është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës që kënga trajton.
Kënga është punuar nga producentët Lucry dhe Suena, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese.
Azet vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i angazhuar me projekte të ndryshme muzikore, të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/