Site icon Telegrafi

Azet i rikthehet koncerteve pas vdekjes së menaxherit Kaya

Azet kishte humbur para një muaji një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të tij, menaxherin Sefa Kaya.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në aksident automobilistik në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në orët e para të mëngjesit të 22 qershorit.

Reperi pas anulimit të disa koncerteve, këtë fundjavë do të jetë për herë të para publikut pas ndërrimit të jetës së mikut të tij.

Lexo po ashtu Azet thellësisht i prekur nga vdekja e menaxherit të tij, i dedikon disa fjalë të ndjerë Sefa Kayas

Në fakt, ai do të fillojë një turne muzikor anembanë Kosovës, por edhe në shtetet e ndryshme të Ballkanit.

I pari do të jetë në qytetin e Mitrovicës, ku pritet të argëtojë publikun gjatë mbrëmjes së nesërme (23 korrik).

Lexo po ashtu Azet dhe KMN Gang rrëmbejnë dy çmime në "Hype Awards 2019"

Ndryshe, Azeti gjatë ditëve të kaluara së bashku me KMN Gang kanë rrëmbyer dy çmime në “Hype Awards 2019”. /Telegrafi/

Exit mobile version