Site icon Telegrafi

Azet publikon projektin e ri “Wenn die Sonne Untergeht”, arrin mbi një milion për një ditë

Azet ka vazhduar të publikojë projekte të reja muzikore.

Reperi shqiptar me famë mbarë evropiane nuk ka treguar shenja të ngadalësimit në vitin 2019.

Ai ka publikuar tashmë projektin e ri “Wenn Die Sonne Untergeht” që në shqip do të thotë “Kur Dielli Perëndon”.

Klipi ku Azet vjen në bashkëpunim me Zunan është realizuar në Panama nga Fati TV.

Reperi shqiptar qëndroi në Panama së fundmi për pushime dhe për realizimin e dy videoklipeve të fundit të cilat i publikoi menjëherë.

Kënga është punuar nga top producenti, Lucry.

Ndërkaq, projekti është në kuadër të albumit Super Plus nga Zuna, ku janë disa bashkëpunime me Azetin.

Si në çdo këngë edhe këtu Kosova dhe Shqipëria janë temë në tekstin e këngës.

Së fundmi Azet publikoi nga Panama klipin e xhiruar atje “Lelele” që u pëlqye tepër nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version