Telegrafi

Azet publikon një pjesë të këngës së re

Edhe një projekt i ri muzikor po vjen nga Azet. 

Reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka njoftuar fansat se po vjen me këngë të re.

Ai në llogarinë e tij personale, Instagram ka publikuar një pjesë të këtij projekti, ku edhe këtë herë është në gjuhën gjermane me pak fjalë shqip brenda.

Megjithatë, reperi nuk ka zbuluar detaje të hollësishme të këngës, por fansat e vërshuan me komente të shumta pozitive.

I njëjti këtë verë mbajti koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare e po ashtu edhe në Evropë.

Theksojmë që kënga është e punuar nga producenti gjerman, Vicent Stein, të cilën mund t’a dëgjoni përmes videos së mëposhtme: