Telegrafi

Azet publikon këngën e tij në shqip, “S’kam Kohë”

Superylli shqiptar i hip hopit, Azet, ka publikuar projektin e ri të tij.

“S’Kam Kohë” titullohet projekti i ri i reperit shqiptar në Gjermani.

Kjo këngë vjen ne bashkëpunim me reperin Zuna, dhe vjen me videoklip.

Azet duke performuar, Foto: 9two7

Tashmë kënga e publikuar në mesnatë u prit mirë në orët e para duke gjeneruar gjysmë milion klikime në pak kohë.

Projekti u punua në muzikë nga Lucry, kurse videoklipi nga Fati TV.

Projekti i paraprin turneut shqiptar të Azetit, i cili sërish do të mbajë koncerte në trojet shqiptare gjatë dimrit.

Ai ishte artiti më i suksesshëm i verës, në Gjermani e në Kosovë. /Telegrafi/