Site icon Telegrafi

Azet publikon këngën e re në gjuhën gjermane

Ai është një ndër reperët më të mirë tanë, por i cili ka arritur të bëjë edhe famë ndërkombëtare, posaçërisht e Gjermanisë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Azet, i cili gjatë kësaj vere po vazhdon me sukses të mbajë koncerte anembanë trojeve shqiptare.

Së fundi, artisti ka publikuar edhe një këngë të re, por i cili është i tëri në gjuhën gjermane.

“Leben Schnell” titullohet kënga e re e tij, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me këngëtarin Nash.

Theksojmë se teksti në këtë këngë flet pothuajse si gjithmonë kundër drogës dhe për paratë.

Ndryshe, Azet edhe gjatë muajve të ardhshëm do të sjell këngë të reja për publikun shqiptar dhe të huaj. /Telegrafi/

Exit mobile version