Telegrafi

Azet publikon këngën e re “Money Money”

Azet në klipin e ri (Foto: YouTube)

Reperi i popullarizuar, Azet, ka publikuar projektin më të ri muzikor, ashtu siç e kishte paralajmëruar.

“Money Money” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë Lex Barkey, teksa për ‘beatin’ është përkujdesur DJ A-Boom.

Azet në klipin e ri (Foto: YouTube)

Ky klip aktraktiv është i xhiruar në Kosovë, ku flet për jetën dhe fëmijërinë e këngëtarit në vendin tonë.

Theksojmë që ky është projekti i parë i reperit nga Podujeva që jeton në Gjermani, që pas vdekjes së menaxherit të tij, Sefa Kaya.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Azet

Gjithashtu, ai tash e disa ditë ka nisur turneun e koncerteve në mbarë trojet shqiptare. /Telegrafi/