Reperi shqiptar me famë në mbarë Evropën, Azet, ka publikuar ditë më parë projektin e ri.
“Balla” titullohet projekti i ri i top reperit në skenën e hip hopit gjerman i cili ka thyer të gjitha rekordet.
Kënga vjen me muzikë nga producenti Maestro.
Projekti u prit shumë mirë në momentet e para të lansimit duke arritur një milion për vetëm një ditë.
Për Azet ky është bashkëpunimi i parë jashtë albumit që prej publikimit të tij.
Ai ka qëndruar së fundmi në Kosovë për një koncert në Mitrovicë, për të cilin i ka shitur të gjitha biletat.
Ai fillon turneun në Kosovë për dy muaj të verës brenda pak ditësh, kurse turneun në Gjermani e fillon në shtator. /Telegrafi/