Telegrafi

Azet i pakapshëm në Gjermani, mbret në performancë ‘live’ dhe spektakël në turneun me të gjitha biletat e shitura

Mbret, Foto: 9Two7

Hip hop superylli shqiptar, Azet, ishte sensacion i këtij viti në mbarë Evropën.

Superylli nga Podujeva, por që është rritur në Gjermani, pasi mbajti turneun ballkanik me performanca në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni duke qenë artisti më i shtrenjtë me të gjitha koncertet e stërmbushura, trendin edhe më fuqishëm e vazhdoi në Gjermani.

Ai filloi turneun “Fast Life”, të cilin e konfirmoi muaj më parë dhe për të cilat biletat dolën në shitje online shumë muaj më parë, duke u shitur të gjitha biletat, për të gjitha qytetet po ashtu shumë kohë më parë.

Turneu filloi në Stuttgart, aty ku mijëra të pranishëm hapën turneun e madh të Azetit, e ku nuk munguan as shqiptarët në mesin e publikut.

Në Munich vazhdoi demolimi i Azet duke i mbledhur rreth 10 mijë adhurues, e ku në skenë ishin shumë miq të tij reperë për performanca befasuese.

Në Berlin nga mëngjesi i të enjtës ai u shoqërua nga adhuruesit prej hotelit, e deri në qytet duke mos u ndalur për fotografi dhe autografe. Edhe në rrugë gjithandej adhuruesit po e ndalnin.

Në mbrëmje, ai shpërtheu në kryeqytetin gjerman duke qenë një tjetër koncert me të gjitha biletat e shitura dhe me perforamncë befasuese, kësaj radhe ku e shoqëroi reperi i njohur me origjinë ukrainase, Capital Bra.

Azet duke performuar, Foto: 9two7

E veçanta e këtij turneu janë performancat “live” të Azetit, i cili performon me bend hitet e tij më të mëdha, teksa nuk mungon as spektakli, ku në një prej këngëve si “Ketten Cartier”, shfaqet me pranga në skenë duke sjellë një skenë nga klipi i tij.

Azet me plot të drejtë ka fituar statusin e superyllit dhe një prej liderëve të skenës në Gjermani, ku priten shumë projekte së shpejti pasi ai ka punuar intensivisht në Red Bull Studios të Blerinit me producentë si Lucry dhe A-Boom.

Azet duke performuar, Foto: 9two7

Kështu, Azet vërteton statusin e mbretit jo vetëm në trojet shqitpare dhe në mesin e shqiptarëve, por edhe në Gjermani e mbarë Evropën. /Telegrafi/