Site icon Telegrafi

Azet i pakapshëm edhe në 13 Summer, sërish mbretëron në kryeqytet – të dielën në Zone

Hip hop superylli shqiptar, Azet, nuke ka pasur problem ta realizojë performancën e tij të dytë në kryeqytet me shumë artistë tjerë që performuan në po të njëjtën mbrëmje.

Në fakt, e njëjta mbrëmje, ishte një tjetër rekord për reperin, i cili përkundër performancës së disa prej artistëve tjerë të shquar në klube tjera, në 13 Summer arriti të realizojë performancën më të madhe të kësaj vere në këtë klub nate.

Reperi shqiptar i cili pushtoi top listat evropiane dhe ndryushoi hip hopin gjerman, dëshmoi sërish se është mbreti i kësaj vere, duke qenë i pakapshëm në kryeqytet.

Pa asnjë mbrëmje të lirë, publiku është ndihma e tij më e madhe pasi performojnë bashkë hitet si “Uberlebt”, “Qa Bone”, “KMN Member” dhe “Patte Fliest”.

Së fundmi Azet la në hije reperët tjerë me projektin pa videoklip, “Nike Pullover”, duke u ngjitur në krye të klasifikimit të iTunes në Gjermani.

Azet pritet të vërtetojë statusin e mbretit të kësaj vere dhe pamposhtshmërinë e tij në kryeqytet të dielën në Zone, ku realizon performancën e tij të dytë në këtë klub dhe të dytën në kryeqytet brenda tri netëve. /Telegrafi/

Exit mobile version