Telegrafi

Azet: Në Hangover u shkrua historia – rekord gjashtë mijë adhurues në Gjakovë për mbretin e kësaj vere

Azet gjatë një prej performancave të tij në Hangover, Foto: Telegrafi

Hip hop superylli, Azet, ka thyer atë që me shumë gjasë është rekordi i tij personal dhe mbarë shqiptare në vitet e fundit për performancat në klubet e natës gjatë paraqitjes spektakolare në Hangover Club të Gjakovës.

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare ka performuar në Hangover Club, një prej atraksioneve më të mëdha të jetës së natës në ambient të hapur.

Pritja ishte e madhe për krijuesin e hiteve “Qa Bone” dhe “Uberlebt” në mbylljen e festivalit, HangoverFest, me 14 mbrëmje rresht me artistë vendorë e ndërkombëtarë.

Por, asnjë mbrëmje nuk ishte si kjo. Mbi gjashtë mijë të pranishëm besohet të kenë qenë në këtë mbrëmje spektakolare të reperit shqiptar.

Zjarr, atmosferë, e fishekzjarre, Azet i ndihmuar nga publiku realizoi një prej performancave më të mëdha të këtij turneu.

Pas përfundimit të mbrëmjes, qindra adhurues të reperit e pritën atë në dalje të Hangoverit, momente këto që vet reperi i ndau në rrjetin social Instagram.

Po ashtu në InstaStory ai potencoi se në Gjakovë u shkrua historia dhe se këtë mbrëmje nuk do ta harrojë kurrë në jetë.

Telegrafi Events ndau 10 bileta falas për këtë performancë të Azetit.

Hangover Club vazhdon me mbrëmjet ndërkombëtare ku Raf Camora, superylli evropian i muzikës “hip hop dancehall” do të zbarkojë në Gjakovë, teksa Azet vazhdon turneun e tij veror në Kamenicë. /Telegrafi/