Site icon Telegrafi

Azet në bashkëpunim me Capital Bra?

Janë dy prej top emrave të momentit në skenën e hip hopit evropianë.

Azet dhe Capital Bra nuk janë rivalë, por miq, përkundër faktit se këngët e tyre kishin konkurrencë të hatashme në top listat evropiane.

Ylli i këngëve “Fur euch Alle” dhe “Melodien”, është parë në studio në Berlin me superyllin shqiptar, Azet.

Azet aktualisht po punon në këngë të reja në Berlin dhe bashkëngjitja e Capital Bras e hapë rrugën për një bashkëpunim të mundshëm të dyshes.

Capital Bra është reper me origjinë ukrainase që është shndërruar në sensacion në Gjermani, sidomos pas nënshkrimit me labelin e Bushidos.

Aktualisht Azet po punon në këngë të reja dhe po përgatitet për turneun e tij më të madh në karrierë, “Fast Life” që fillon pas pak ditësh dhe mbahet në gjithë Gjermaninë, Austri dhe Zvicër, e për të cilin biletat tashmë janë shitur.

Reperi u kthye në Gjermani pas një vere spektakolare në trojet shqiptare, ku mbajti një turne të jashtëzakonshëm duke qenë i pakontestueshëm si më i kërkuari dhe më i shtrenjti, e më i dashuri nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version