Reperi i njohur shqiptar me famë në Gjermani, Azet, së fundmi është kthyer në Kosovë për të mbajtur turin e tij të koncerteve në të gjitha qytetet e Kosovës.
Teksa po qëndron këto ditë në vendin prej nga ka prejardhjen, Azet ka pasur rastin të takojë edhe disa prej figurave të rëndësishme në vend.
Sot (e diel) ai është mirërpirtur nga familja Rugova në shtëpinë e tyre.
Ai është shoqëruar për në disa nga ambientet e veçanta të muzeut të të ndjerit, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, është takuar me dy nga fëmijët e presidentit: Ukë dhe Teuta Rugovën, si dhe nuset e shtëpisë: Blerta e Blerina Kllokoqi-Rugova.
Nga mikrpitja që i është bërë, edhe reperi duket se është ndjerë shumë i lumtur dhe falënderues.
Telegrafi ka përcjell nga afër këtë takim të zhvilluar sot në atë që njihet si reziencë presidenciale.
“Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e ngrohtë”, ka thënë Azet pas përfundimit të takimit.
Gjatë kësaj kohe, ai ka shkëmbyer fotografi edhe me më të vegjlit e shtëpisë, fëmijët e vëllezërve Ukë dhe Mendim Rugova.
Pas vizitës në shtëpi, Azet ka dërguar lule dhe ka bërë vizitë edhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/