Hip hop superylli shqiptar, Azet, filloi kohë më parë turneun e tij, “Fast Life”.
Pasi e filloi në disa qytete Gjermane me të gjitha biletat e shitura kreysisht në salla të mëdha sportive me mijëra adhurues Azet vazhdoi me datat e turneut në Zvicër dhe Austri.
Pa ndonjë befasi të madhe, të gjitha biletat u shitën edhe në koncertin e Azetit në Vienë.
Aty ai performoi para mijëra adhuruesve, ku nuk munguan as flamuj shqiptarë në përkrahje të tij, pavarësisht se adhuruesit e tij janë të nacionaliteteve të ndryshme.
I njëjti mbretërim i Azetit vazhdoi në Zurich ku nuk kishte më bileta në atë që ishte pritje madhështore për reperin e hiteve “Uberlebt” dhe “Qa Bone”.
Azet vlen të përmendet se në këto performaca interpretoi “live” i shoqëruar nga bendi, duke u dalluar nga reperët tjerë jo vetëm me peformancë, por edhe me paraqitje skenike.
Turneu i Azetit vazhdon sërish në Gjermani, ku do të ketë performanca në kaudër të turneut në të gjitha qytetet, e madje edhe koncerte të dyta në qytete si Munichu dhe Berlini, për shkak të kërkesave të mëdha.
Azet kujtojmë se gjatë verës mbajti tuneun ballkanik me performanca në trojet shqiptare, ku theu të gjitha rekordet si nga prezenca e adhuruesve, ashtu edhe për çmimin e performancës së tij. /Telegrafi/