Telegrafi

Azet madhështor edhe në Mannheim, për shkak të kërkesave konfirmohen koncertet e dyta të turneut

Hip hop superylli shqiptar, Azet, ka pushtuar skenën e hip hopit në Gjermani.

Reperi po mban turneun e tij “Fast Life” me dhjetëra koncerte në Gjermani, Austri dhe Zvicër.

E pas përfundimit të koncertit në Mannheim, ai ka paralajmëruar koncerte të reja.

Mijëra të pranishëm në Manheim përjetuan atmosferën që krijoi reperi “live” në skenë.

Nuk kishte më vend për adhurues të tjerë në hapësirat e sallës në Mannheim, kurse kishte edhe befasi në skenë.

Ai u shoqërua nga reperi tjetër gjerman, Xatar, në performimin e projektit të tyre “Balla” mjaft i pëlqyer.

Azeti konfirmoi ditë më parë ripërsëritjen e koncerteve në disa qytete ku tashmë ka performuar si Zurich, Vienë, Munich dhe Stuttgart, aty ku ai kishte adhurues edhe në hollin e hotelit.

Reperi pritet të pushtojë tregun se shpejti me bashkëpunimin me Capital Bra, Raf Camora e shumë këngë të tjera. /Telegrafi/