Telegrafi

Azet lanson këngën e re “Hallo Hallo”

Azet ka publikuar projektin e ri të tij në bashkëpunim me Zunan.

“Hallo, Hallo” publikohet projekti ritmik i superyllit shqiptar mef amë në Gjermani.

Në këtë këngë që u punua nga Jugglerz në muzikë, është Zuna që në një pjesë te tekstit interpreton në shqip.

Videoklipi është realizuar nga Felix Aaron në asistencë të Roberto Brundo.

Ky është projekti i katërt rresht i Azetit me Zunan, pas videoklipeve të xhiruara në Panama dhe Brazil.

Edhe më tej projekti më i mirë i tyre së fundmi konsiderohet “Skam Kohë” që u prit shumë mirë nga adhuruesit.

Azet pati një turne ëndrrash verën e kaluar në Kosovë, duke qenë artisti më i paguar dhe më i suksesshëm. /Telegrafi/