Një prej dysheve më të suksesshme shqiptare të kohëve të fundit kanë sjell edhe një bashkëpunim të ri.
Bëhet fjalë për këngëtarin Azet dhe mikun e ngushtë të tij, Zuna, të cilët kanë publikuar këngën më të re për fansat.
“Kamehameha”, titullohet kënga më e re e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me një video mjaft të bukur.
Pos që është një personazh i animuar titulli i këngës gjithashtu në gjuhën japoneze do të thotë “i vetmuar” ose “i veçuar”.
Kujtojmë se këngëtarët javë më parë sollën këngën “Fragen”, e cila u mirëprit prej adhuruesve të tyre.
Dyshja është duke punuar ndaras edhe në sjelljen e këngëve të reja që do t’i publikojnë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/