Telegrafi

Azet dhe KMN Gang rrëmbejnë dy çmime në “Hype Awards 2019”

Azet dhe KMN Gang (Foto: Instagram/kmn_azet)

Këtë vit për herë të parë në Gjermani është mbajtur evenimenti i madh i muzikës “Hype Awards”. Kjo ngjarje mblodhi artistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, në mesin e tyre edhe disa yje shqiptare.

Lexo po ashtu Loredana Zefi fiton një çmim të rëndësishëm në Gjermani

Përveç reperes Loredana Zefi, i nominuar ka qenë edhe reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, bashkë me grupin e tij KMN Gang.

 

Artistët ishin të nominuar në dy kategori, ndërsa kanë fituar dy çmime si “Best Crew” dhe “Best Collabo Album”.

Ky sukses i reperëve vjen pas punës së tyre të pandalshme dhe projekteve të shumta që kanë rezultuar me suksese të mëdha.

Azet bashkë me KMN Gang deri më tani kanë publikuar një mori projektesh, të cilat numërojnë miliona klikimesh në YouTube.

Të njëjtit edhe këtë verë do jenë aktiv me mbrëmje të ndryshme në trojet shqiptare, ku tashmë kanë publikuar edhe datat e koncerteve. /Telegrafi/