Dhurata Dora, e cila tashmë ka kaluar kufijtë me projektet e suksesshme ndërkombëtare siç duket nuk ka të ndalur.
Këngëtarja shqiptare së fundmi është ngjitur në skenën e “Redbull Soundclash 2019” në Stuttgart të Gjermanisë para rreth 15 mijë personave.
E njëjta i është bashkangjitur hip hop yllit shqiptar, Azet, gjatë performancës të këngës së tij në gjuhën shqipe, “S’kam kohë”.
Interpretimi i tyre u duartrokit nga mbarë publiku dhe ky projekt doli edhe më bukur i kënduar nga dy yjet.
Performancën e tyre të mahnitshme mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
Në ndërkohë, pjesë e këtij evenimenti madhështor ishte edhe reperja nga Lucerne, Loredana Zefi, teksa interpretoi disa nga hitet e saj.
Ditë më parë, Lori u shpall një nga artistet më të dëgjuara në Zvicër që mblodhi një shifër mbresëlënëse- plot 280 milionë transmetime në platformën Spotify në vitin 2019. /Telegrafi/