Site icon Telegrafi

Azet argëtohet me miqtë me këngën “Si Bugatti” nga Gjiko dhe Skerdi

Hip hop ylli shqiptar, Azet, ka shkaktuar këtë verë tërmet duke kontestuar shumë reperë me paraqitjet e tij.

Por, ylli i cili ka tashmë turneun e tij në Evropë të tërin të shitur, ka vazhduar të promovojë edhe artistët tjerë shqiptarë.

Ai në një postim në rrjetin social shfaq momente nga darka me miqtë e tij.

Dhe, në prapavijë është edhe projekti “Si Bugatti” nga Gjiko, që është bërë një hiti madh.

Duket se Azetit i pëlqeu shumë kënga siç shihet edhe në fund të videos kur bën simbolin e grupit KMN me ritmet e këtij projekti.

“Si Bugatti” u punua nga BigBang Beats në RedBox.

Azet mbyll turneun në Prishtinë sonte në Duplex. /Telegrafi/

Exit mobile version