Milieu Lounge – Shisha Bar, hapet me datë 21 shtator 2018 në Rrugën Ilaz Kodra Nr. 51 – Prishtinë (Prapa objektit të KEDS).
Në zemër të Prishtinës, dimension i ri i jetës së natës nga AZET.
Vera u dominua nga emri i tij, duke pushtuar klubet më me zë të Prishtinës dhe qytete të tjera në Kosovë. Muzikë, zë e stil i veçantë në skenën muzikore kosovare. Bëhet fjalë për këngëtarin me prejardhje nga Kosova por që jeton në Gjermani, Azet, i cili do të kthehet sërish në vendlindje, por tani me një projekt të ri.
Azet promovon hapjen e klubit më të ri në Prishtinë – Milieu Shisha Bar, një dimension i ri i jetës së natës në kryeqytet.
Për të gjithë fansat e këngëtarit AZET, klubi Milieu Shisha Bar, sjellë një copë identiteti të këngëtarit, që verën që po e lëmë pas dominoi të gjitha klubet në Kosovë, me rekorde të pa arritura deri më sot tek ne.
Ky sukses dhe koncepti e atmosfera që AZET e sjellë gjithmonë, do ta kenë adresën e vetme në Prishtinë, nga data 21 shtator 2018, në Lounge-n e parë në tërë botën nën labelin e KMN.
AZET Tour arriti të përmbushë kërkesat e mijëra fansave në vendlindje, diasporës dhe të gjithë atyere që ishin në Kosovë, duke performuar në dhjetëra mbrëmje, anembanë vendit.
E nga dashuria për vendin e origjinës, Kosovën, vet AZET vendosi që një pjesë të identitetit të tij, t’ia falë kryeqytetit tonë, Prishtinës.
Na ndiqni në:
http://www.facebook.com/milieulounge
http://www.instagram.com/milieulounge