Telegrafi

Azet më 15 Qershor mban koncert në Kosovë

Azet, një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar në rrafshin ndërkombëtar, tashmë kemi raportuar se ka qëndruar në Kosovë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa qëndroi për një javë në qendër të Prishtinës, e qëllimi i tij ishte mjaft fisnik.

Pos që takoi adhuruesit e shumtë në qytet, Azet rrugëtimin e tij ja dedikoi bamirësisë.

Por, duket se këngëtari sërish do të vjen në shtetin tonë pasi që tashmë është konfirmuar edhe data e një koncerti në Kosovës.

Artisti do të jetë i pranishëm më 15 Qershor para publikut shqiptar në Mitrovicë, ku do të hapet edhe clubi më i ri “Kaffaz”.

Theksojmë se krahas Musës i ftuar është edhe reperi Ledri Vula, i cili do të performojë disa këngë.

Ndryshe, Azet është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/