“Ndalesën që e vendosën autoritetet turke për hyrjen e transportuese të Maqedonisë në shtetin turk, si pjesë e masave të atjeshme për mbrojtje nga coronavirusi, në mënyrë serioze i godet kompanitë tona të cilat bëjnë importin dhe eksportin brenda dhe përmes Turqisë për tregjet aziatike”.
Kështu thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Kryetari i Odës Branko Azeski, tha se ka dërguar shkresë tek homologu i tij turk në lidhje me këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Branko Azeski i ka dërguar shkresë me shkrim kryetarit të Unionit të odave dhe bursave të mallrave të Turqisë, Rifat Hisarçikliogllu dhe e ka lutur në kuadër të autorizimeve të tij të angazhohet për tejkalimin e problemit ekzistues”.
“Qëllimi është t’u ndihmohet transportuesve të Maqedonisë dhe t’u mundësohet qarkullim i lirë i mallrave midis dy vendeve tona”, informoi Oda Ekonomike./Telegrafi/